Roli i ndihmës humanitare në parandalimin e fatkeqësive humanitare në Afganistan
(last modified Fri, 22 Jul 2022 08:51:07 GMT )
Korrik 22, 2022 10:51 Europe/Tirane
  • Roli i ndihmës humanitare në parandalimin e fatkeqësive humanitare në Afganistan

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) thotë: Ndihma humanitare për Afganistanin ka parandaluar katastrofën humanitare në këtë vend.

Aktualisht, më shumë se 90% e banorëve të Afganistanit janë nën kufirin e varfërisë dhe më shumë se gjysma e popullsisë së vendit po përballet me rrezikun e urisë. Në një situatë të tillë, vendet e botës, veçanërisht ato të rajonit, kanë nxituar që të japin ndihmë për popullin e Afganistanit. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në një raport të enjten njoftoi: Ndihma ndërkombëtare për Afganistanin ka mbuluar kryesisht familjet jetime. Sipas raportit të OCHA, për shkak të mungesës së mundësive për punë, në Afganistan ka shumë familje të pastreha që kanë nevojë për ndihmë humanitare. Pasi talebanët rifituan pushtetin dhe shumë vende vendosën sanksione të gjera kundër Afganistanit, varfëria dhe mungesa e ushqimeve në këtë vend është rritur.

Tags