Sulm me raketa në konsullatën turke në Mosul, Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i130280-sulm_me_raketa_në_konsullatën_turke_në_mosul_irak
Burime irakiane raportojnë për një sulm me raketa në konsullatën turke në Mosul të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 27, 2022 05:02 Europe/Tirane
  • Sulm me raketa në konsullatën turke në Mosul, Irak

Burime irakiane raportojnë për një sulm me raketa në konsullatën turke në Mosul të Irakut.

Sipas Sabrin News, mëngjesin e kësaj të mërkure në konsullatën turke në qytetin irakian të Mosulit është kryer një sulm me raketa. Paraprakisht grupi “Seraya Ababil” duke publikuar një video kishte njoftuar për sulmin ndaj bazës ushtarake turke në brezin kufitar me Irakun. Sipas këtij raporti, mëngjesin e sotëm është sulmuar me pesë raketa baza e Zelikanit në qytetin Bashiqa të Irakut, ku është prezente ushtria turke. Grupet irakiane kanë njoftuar se këto sulme janë kryer në përgjigje të sulmit javës së kaluar të Turqisë në qytetin irakian të Dohukut. Të mërkurën e javës së kaluar, mediat lokale raportuan se në sulmin e forcave turke në Irakun verior, ata kanë ka goditur një resort në provincën Dohuk, duke vrarë 9 turistë dhe duke plagosur 22 të tjerë. Sulmi me artileri i Turqisë në provincën Dohuk në rajonin e Kurdistanit u prit me një reagim të gjerë nga grupe, personalitete dhe zyrtarë aktualë dhe ish-irakianë. Prandaj, në përgjigje të sulmit turk, kryeministri irakian theksoi se Bagdadi rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur agresionit të Turqisë dhe se qeveria do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët e saj. Gjithashtu, në përgjigje të këtij sulmi turk Bagdadi u ankua në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.