Al-Hashd al-Shaabi i Irakut prishi planin e ISIS
Forcat e Al-Hashd al-Shaabi (Mobilizimi Popullor) i Irakut, në konflikt me elementët e grupit terrorist ISIS, prishën planin e tyre për të depërtuar në Bagdad dhe për të sulmuar pelegrinët e imam Huseinit (as) dhe për të filluar një luftë civile.
Organizata e Mobilizimit Popullor të Irakut në një deklaratë njoftoi se forcat e Brigadës së 12-të të Forcave të Mobilizimit Popullor të premten neutralizuan sulmin dhe infiltrimin e grupit të ISIS në zonën "Al-Tarimiya" në veri të Bagdadit, që kishte për qëllim të kryente operacione terroriste. Sipas kësaj deklarate, terroristët duke hyrë në qytetin e Bagdadit planifikonin të sulmonin organizatorët e ceremonive të imam Huseinit(as) dhe të prishnin sigurinë publike. Kjo deklaratë shton se në këtë operacion special të Al-Hashd al-Shaabi kundër elementëve të grupit terrorist ISIS, u zbuluan planet e tyre për të krijuar një luftë civile përmes një sulmi ndaj ceremonive të imam Huseinit(as) në Bagdad.