Shemben kapanonet e grurit në portin e Bejrutit
Burime libaneze raportuan se pjesë të kapanoneve të grurit në portin e Bejrutit janë shembur.
Faqja e lajmeve Al-Nashrah raportoi se kapanonet e grurit të vendosura në portin e Bejrutit u shembën nga ana veriore. Agjencia nuk ka shpejguar të dhënat e ngjarjes dhe nuk dha detaje të mëtejshme për numrin e këtyre kapanoneve të dëmtuara. Kanali i lajmeve Al-Arabiya raportoi se katër kapanone gruri u shembën në portin e Bejrutit. Ndërkohë më 9 gusht të këtij viti dy kapanone gruri janë shembur në portin e Bejrutit. Ministria e Shëndetësisë e Libanit kishte lëshuar disa ditë më parë udhëzime në rast të shembjes së pjesëve përbërëse të këtyre kapanoneve. Ndërkohë, më 14 gusht 2019, rreth 2700 ton nitrat amoniumi të depozituara në portin e Bejrutit shpërthyen duke vrarë më shumë se 200 persona dhe duke plagosur rreth 6500 njerëz. Hetimi i rastit të shpërthimit në Bejrut nisi vitin e kaluar, por ky rast, ashtu si ngjarjet e tjera kriminale në Liban, si rasti i vrasjes së Hariri, iu nënshtrua ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të palëve të huaja dhe ndërkombëtare dhe për shkak të pengesave dhe ndërhyrjeve të sipërpërmendura, ende nuk janë sqaruar dimensionet e fshehura të këtij shpërthimi.