Djegia e flamurit turk në Azaz të Sirisë
Pasi ministri i Jashtëm turk tha se kishte një takim të shkurtër me ministrin e Jashtëm të Damaskut, opozita siriane nisi demonstratat në qytetet e kontrolluara nga terroristët në veri të Sirisë duke djegur flamurin turk.
Agjencitë e lajmeve raportuan për mbajtjen e demonstratave dhe rrëzimin e flamurit turk nga sheshi al-Kafin dhe parku Osmani në Azaz në periferi të Alepos, i cili është nën kontrollin e milicive besnike të Turqisë. Gjithashtu, dhjetëra disidentë sirianë në veri të Sirisë protestuan kundër deklaratave të ministrit të Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu për bisedimet me ministrin e Jashtëm të Damaskut dhe shprehën kundërshtimin e tyre të fortë ndaj Turqisë. Këto kundërshtime janë intensifikuar në zonat terroriste të Sirisë pasi ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, njoftoi për një bisedë të shkurtër me homologun e tij sirian, Faisal Meghdad, në margjinat e takimit të Lëvizjes së të Paangazhuarve në Beograd. Ai në një konferencë për shtyp në Ankara tha: Në takimin e vendeve të paangazhuara, ai pati një bisedë të shkurtër me ministrin e Jashtëm sirian dhe theksoi domosdoshmërinë e arritjes së pajtimit ndërmjet qeverisë siriane dhe opozitës. Ministri i Jashtëm turk shtoi: Për të parandaluar ndarjen në Siri, duhet të ketë një vullnet të fortë, i cili është i mundur vetëm përmes unitetit. Këto deklarata u bënë ndërkohë që asnjë zyrtar sirian nuk konfirmoi apo mohoi vërtetësinë e deklaratave të Çavuşoğlu dhe takimin e tij me ministrin e Jashtëm sirian.