Dënimi me 34 vjet burg për një aktivist saudit
Gjykata saudite e Apelit dënoi Salmi Shahab, një nga aktivistët ligjor, me 34 vjet burg për publikimin e postimeve në Twitter në mbështetje të kundërshtarëve të sundimtarëve të Al Saudit.
Salmi Shahab është një aktivist ligjor i cili u dënua me 34 vjet burg nga Gjykata e Apelit saudite me akuzën e mbështetjes së atyre kundërshtarëve që po shkaktojnë destabilitet në vend. Salmi Shahab akuzohej se ka mbështetur opozitën duke publikuar postime në Twitter dhe ri-tweetet dhe dënimi ndaj tij bazohet në Ligjin për Luftimin e Krimeve Terroriste dhe Financimin e Terrorizmit. Organizatat ligjore dënuan shtypjen e aktivistëve dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite duke thënë se dënimi i ashpër ndaj Salmi Shahab është tregues i marrëdhënieve të ashpra të Muhamed bin Salman, princit të kurorës së Arabisë Saudite, me opozitën.