Damasku theksoi nevojën për largimin e grupeve terroriste nga Siria
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i131498-damasku_theksoi_nevojën_për_largimin_e_grupeve_terroriste_nga_siria
Përfaqësuesi i Përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara bëri thirrje për t'i dhënë fund pranisë së paligjshme të forcave të huaja ushtarake dhe të grupeve terroriste në territorin e këtij vendi, duke theksuar nevojën e respektimit të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 30, 2022 15:17 Europe/Tirane
  • Damasku theksoi nevojën për largimin e grupeve terroriste nga Siria

Përfaqësuesi i Përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara bëri thirrje për t'i dhënë fund pranisë së paligjshme të forcave të huaja ushtarake dhe të grupeve terroriste në territorin e këtij vendi, duke theksuar nevojën e respektimit të sovranitetit, pavarësisë dhe integritetit territorial të Sirisë.

Bassam Sabbagh bëri thirrje për veprim të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar për t'i dhënë fund politikave të terrorizmit ekonomik dhe ndëshkimit kolektiv të ndjekura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kundër popullit të vendit të tij. Sabbagh u kërkoi edhe një herë vendeve që mbështesin grupet terroriste dhe që grabisin pasurinë e Sirisë që t'i paguajnë kompensim popullit sirian për vjedhjen e burimeve të tij kombëtare, gjë që është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare. Përfaqësuesi i Përhershëm i Sirisë në Kombet e Bashkuara tha se prania e forcave amerikane në Siri pa kërkesë apo miratim të qeverisë siriane nuk ka justifikim ligjor dhe kjo prani është një shkelje e qartë e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ligjeve ndërkombëtare dhe rezolutave të Këshillit të Sigurimit.