Rrugët që të çojnë në Qerbela janë plot me pelegrinë
Të gjitha rrugët që të çojnë në Qerbela janë plot me pelegrinë që po ecin drejt faltores së shenjtë të Imam Huseinit (a.s).
Miliona myslimanë shi'itë nga dhjetëra vende po mblidhen në qytetin e shenjtë të Irakut, Qerbela, për të përkujtuar Arbainin, ditën e 40-të pas martirizimit të Imam Huseinit (a.s), Imamit të tretë të myslimanëve shi'itë . Për të paktën dy javë, miliona pelegrinët nga vende të ndryshme duke përfshirë Iranin, Azerbajxhanin, Bahreinin, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite, kanë mbërritur në këtë qytet, i vendosur rreth 100 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit irakian Bagdad, me qindra mijëra që vijnë para ditës së Arbainit, e cila bie më 17 shtator të këtij viti. Gazetari i rrjetit të lajmeve Al-Alam njoftoi të dielën nga rruga Naxhaf-Qerbela, që është rruga më e rëndësishme për pelegrinët e Imam Huseinit (a.s.), se miliona burra, gra, të moshuar dhe fëmijë nga të gjitha qytetet dhe sferat e jetës marrin pjesë në këtë marshim madhështor dhe të gjitha rrugët që çojnë në Qerbela të jenë plot me pelegrinë. Sipas kanalit të lajmeve Al-Alam, moti në rrugën Naxhaf-Qerbela është shumë i nxehtë, por kjo çështje nuk e pengoi ceremoninë e Arbainit dhe pjesëmarrjen entuziaste të pelegrinëve dhe të të dashuruarve të Imam Huseinit (a.s). Kreu i organizatës së pikave kufitare të Irakut tha se deri tani rreth tre milionë pelegrinë kanë hyrë në Irak përmes pikave kufitare. Çdo vit në Arbain, miliona njerëz nga e gjithë bota dynden në Qerbela. Grupe të mëdha vajtuesish udhëtojnë në këmbë drejt qytetit të shenjtë për të marrë pjesë në tubimin më të madh vjetor islamik në rruzullin tokëor. Imam Huseini (a.s) dhe 72 shokët e tij besnikë u martirizuan në Betejën e Qerbelasë në Irakun jugor në vitin 680 pasi luftuan me guxim për drejtësi kundër ushtrisë shumë më të madhe të kalifit umajad, Jezid I.