Lira turke vazhdon me humbjen e vlerës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i132278-lira_turke_vazhdon_me_humbjen_e_vlerës
Vlera e lirës turke ka arritur nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Shtator 23, 2022 12:34 Europe/Tirane
  • Lira turke vazhdon me humbjen e vlerës

Vlera e lirës turke ka arritur nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit.

Pas vendimit të Bankës Qendrore të Turqisë për uljen e normës së interesit nga 13 në 12 për qind, vlera e lirës ra sërish dhe një dollarë këmbehet me 18.40 lira.

Sipas sondazheve të kryera në Turqi, Erdogan dhe partia në pushtet (Drejtësia dhe Zhvillimi) kanë një kohë të vështirë përpara tyre në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2023.

Turqia po përballet me një krizë të rëndë ekonomike. Kjo krizë nisi me zhvlerësimin e lirës dhe vazhdon me inflacion, varfëri dhe papunësi. Deri më tani, të gjitha zgjidhjet e qeverisë së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan për zgjidhjen e këtyre problemeve kanë dështuar.