Mahmud Abas: Izraeli nuk beson në paqe
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i132310-mahmud_abas_izraeli_nuk_beson_në_paqe
Kryetari i Autoritetit Autonom Palestinez Mahmud Abas theksoi se regjimi izraelit "nuk beson në paqe", duke përmendur vazhdimin e abuzimeve kronike të regjimit të Tel Avivit kundër palestinezëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 24, 2022 09:04 Europe/Tirane
  • Mahmud Abas: Izraeli nuk beson në paqe

Kryetari i Autoritetit Autonom Palestinez Mahmud Abas theksoi se regjimi izraelit "nuk beson në paqe", duke përmendur vazhdimin e abuzimeve kronike të regjimit të Tel Avivit kundër palestinezëve.

Zyrtari palestinez dënoi regjimin izraelit për kryerjen e “një fushate të furishme për të konfiskuar tokat tona, për të ndërtuar vendbanime, për të grabitur burimet tona sikur kjo tokë të ishte bosh…”, tha të premten Abas në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Besimi ynë në mundësinë e arritjes së paqes bazuar në drejtësi dhe ligj ndërkombëtar, për fat të keq, po zbehet për shkak të politikave pushtuese izraelite”, vuri në dukje ai, duke shtuar se regjimi okupator “ka vendosur të mos jetë partneri ynë në procesin e paqes”. Abas tha se ai po fliste në emër të më shumë se 14 milionë palestinezëve, baballarët dhe paraardhësit e të cilëve "jetuan katastrofën tragjike e quajtur Nakba, 74 vjet më parë". Dita e Nakba (Katastrofës) në vitin 1948 shënon shpalljen e ekzistencës së regjimit izraelit pasi dëboi me forcë rreth 700,000 palestinezë nga shtëpitë e tyre gjatë një lufte të mbështetur fuqishëm nga Perëndimi. Kryetari i Autoritetit Autonom Palestinez Mahmud Abas shtoi: "Ne po jetojnë ende pasojat e kësaj katastrofe, e cila është një fyerje dhe poshtërim për mbarë njerëzimin, veçanërisht për ata që kanë komplotuar, planifikuar dhe ekzekutuar këtë krim të urryer".