Grabitja e vazhdueshme e pasurisë së naftës së Jemenit nga pushtuesit
Pushtuesit në Jemen vazhdojnë të grabisin pasurinë e naftës së këtij vendi dhe përveç kësaj, disa kompani të huaja kanë nisur veprime në këtë kontekst edhe në fushat e naftës në jug të Jemenit.
Burime të Ministrisë së Naftës së Jemenit njoftuan se një anije gjigante e naftës nga Kina ka hyrë në portin e Hadhramout për të vjedhur sasi të mëdha të naftës bruto jemenase, si dhjetëra raste të tjera që kanë ndodhur muajt e fundit. Kjo është në kohën kur rreth një javë më parë një anije transportuese e naftës është nisur nga porti i Shabuh.
Në muajt e fundit, dhjetëra raste të ngjashme të vjedhjes së naftës jemenase janë regjistruar të jenë kryer nga pushtuesit saudit dhe emiratas. Ahmad Dares, ministri i naftës i Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit, në lidhje me këtë, deklaroi: "Ne dënojmë vjedhjen e burimeve të naftës dhe gazit të Jemenit nga mercenarët saudito-emiratas dhe transferimin e të ardhurave nga shitja e kësaj nafte të plaçkitur në banka të shumta".
Autoritetet përkatëse në Sana kanë dhënë informacione të besueshme me prova dhe dëshmi për plaçkitjen e organizuar të naftës dhe gazit në Jemenin jugor, e cila po vazhdon prej disa muajsh dhe kanë akuzuar vendet agresore për grabitjen e këtyre pasurive duke shitur miliona fuçi naftë tek kompanitë e huaja dhe depozitimi i të ardhurave të kësaj nafte në bankat e këtyre vendeve si dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të shumta për zgjerimin e kontrollit mbi objektet dhe vendburimet e naftës. Veprime të tilla zbulojnë lakminë e Arabisë Saudite dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe përpjekjet e tyre për të zgjeruar kontrollin e tyre mbi disa zona strategjike të Jemenit në kuadër të planit për të ndarë këtë vend dhe për të grabitur pasurinë e tij.