Sulmet ajrore dhe artilerie të Turqisë në Irakun verior
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i133020-sulmet_ajrore_dhe_artilerie_të_turqisë_në_irakun_verior
Avionët luftarakë të Turqisë sulmuan zonat e Irakut verior dhe këtyre sulmeve i janë bashkangjitur edhe njësitë e artilerisë së forcave turke.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 08, 2022 16:26 Europe/Tirane
  • Sulmet ajrore dhe artilerie të Turqisë në Irakun verior

Avionët luftarakë të Turqisë sulmuan zonat e Irakut verior dhe këtyre sulmeve i janë bashkangjitur edhe njësitë e artilerisë së forcave turke.

Në vitet e fundit, Turqia ka sulmuar vazhdimisht territorin irakian me pretekstin e shtypjes së forcave të grupit militant PKK në Kurdistanin e Irakut. Ky agresion i Turqisë vazhdimisht është përballur me reagime të ashpra të qeverisë së Irakut dhe shteteve të tjera të botës.

Sipas raportit të Bagdad Al-Yum të shtunën, avionët luftarakë të Turqisë kanë goditur zona dhe fshatra të ndryshme të rajonit Zakho në provincën Dohuk në Irakun verior. Këto sulme ajrore janë shoqëruar edhe me sulme të artilerisë.

Sipas këtij raporti, nuk raportohet për sasinë e dëmeve dhe viktimave nga ky sulm i ri.

Kjo përkundër faktit se disa orë më parë, një burim i sigurisë irakiane raportoi sulme artilerie turke rreth fshatit Barkh në veri të qytetit Zakho në provincën Dahuk.

Sipas këtyre burimeve, gjatë këtyre sulmeve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në fushat bujqësore të fshatarëve të këtyre zonave.

Lëvizjet ushtarake të ushtrisë turke në veri të Irakut po vazhdojnë në kohën kur qeveria dhe partitë politike të Irakut kanë kundërshtuar praninë ushtarake të Ankarasë në veri të këtij vendi dhe i konsiderojnë sulmet e vazhdueshme ajrore të saj si shkelje të sovranitetit të tyre kombëtar. .