Marrëveshja e regjimit sionist për demarkacionin e kufijve detarë me Libanin
Pas disa muajsh konfuzion, kabineti i regjimit sionist më në fund miratoi marrëveshjen për përcaktimin e kufijve detarë të Palestinës së pushtuar me Libanin.
Sipas një raporti të cituar nga gazeta sioniste "The Times of Israel", ministrat e kabinetit të sigurisë të regjimit sionist, përveç "Ayelet Shaked", ministrit të punëve të brendshme, i cili abstenoi, votuan pro draftit të marrëveshjes kufitare me Libanin. Kryeministri izraelit Yair Lapid deklaroi: Bejruti dhe Tel Avivi kanë arritur një marrëveshje historike për demarkacionin e kufijve detarë dhe kjo ul ndjeshëm rrezikun e konfliktit me Hezbollahun. Megjithatë, Elias Bousab, nënkryetari i Parlamentit libanez dhe kreu i ekipit negociator libanez me ndërmjetësuesin amerikan në përcaktimin e kufijve detarë me regjimin sionist, tha se kjo marrëveshje ishte një fitore për Libanin, por kjo nuk do të thotë normalizim i marrëdhënieve me regjimin sionist. Sejed Hassan Nasrullah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, ka theksuar vazhdimisht se derisa Libani të arrijë të drejtat e tij ligjore, nuk do të lejojë regjimin sionist të nxjerrë naftë dhe gaz nga fushat detare, duke e quajtur këtë një "vijë të kuqe" për Hezbullahun. Në fjalimin e tij të mëparshëm, ai po ashtu bëri të ditur se marrja e tekstit të shkruar të propozimit amerikan është një çështje shumë e rëndësishme dhe vendimi për këtë çështje u takon zyrtarëve të qeverisë libaneze. Konfuzioni i izraelitëve dhe mosmarrëveshjet mes zyrtarëve të këtij regjimi çuan në dorëheqjen e Udi Adirit, kryenegociatorit të regjimit sionist në negociatat për përcaktimin e kufijve detarë me Libanin, pasi kishte shprehur dyshime ndaj marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara për të përcaktuar kufirin detar me Libanin. Lapid tha: Ky propozim mbron plotësisht sigurinë dhe interesat tregtare të Izraelit. Në të njëjtën kohë, ish-kryeministri i regjimit sionist Benjamin Netanyahu kritikoi ashpër kryeministrin aktual të këtij regjimi, Yair Lapid, në lidhje me marrëveshjen e përcaktimit të kufirit dhe punën e tij në fushën e gazit dhe tha: Lapid i është nënshtruar në mënyrë të turpshme kërcënimeve të Hassan Nasrullah, Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Libaneze Hezbullah. Kjo ndërkohë që qëndrimi i rezistencës dhe Sejed Hassan Nasrullah, Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbullahut në Liban, lidhur me çështjen e fushës së gazit, konsiderohet si shkaku kryesor i këtyre deklaratave dhe dhënies së lëshimeve nga sionistët. Për herë të parë, Sejed Hassan Nasrullah përmendi këtë të drejtë natyrore të libanezëve dhe protestoi kundër vjedhjes së kësaj të drejte natyrore të Libanit nga regjimi sionist. Fusha e gazit Karish ndodhet në zonën kufitare 29 mes Libanit dhe territoreve të pushtuara dhe si një nga vendburimet më të rëndësishme të gazit në këtë zonë strategjike, ajo prej vitesh është grabitur nga sionistët nën heshtjen e organizatave ndërkombëtare.