Ushtria e Sirisë sulmon pozicionet e terroristëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i133848
Si rezultat i sulmeve të njëpasnjëshme të terroristëve të mbështetur nga Turqia në zonat e armëpushimit në Siri, ushtria siriane ka sulmuar pozicionet e terroristëve.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Tetor 24, 2022 16:04 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sirisë sulmon pozicionet e terroristëve

Si rezultat i sulmeve të njëpasnjëshme të terroristëve të mbështetur nga Turqia në zonat e armëpushimit në Siri, ushtria siriane ka sulmuar pozicionet e terroristëve.

Gazeta siriane "Al-Vatan" njoftoi se forcat e ushtrisë së Sirisë i kanë dhënë një reagim të ashpër dhe të fuqishëm sulmeve të terroristëve të mbështetur nga Turqia në zonat e reduktimit të tensioneve në veriperëndim të Sirisë, dhe ka shkatërruar pozicionet e terroristëve në periferi të Alepos, Idlib dhe Hamah.

Gazeta "Al-Vatan" gjithashtu ka shkruar: "Militantët e grupit kurd të quajtur SDF të mbështetur nga Amerika, kanë sulmuar me tre raketa bazat e forcave pushtuese të Turqisë në rajonin Kalaxhberin në veri të Alepos.