Martirizimi i 29 fëmijëve palestinezë që nga fillimi i këtij viti
Që nga fillimi i këtij viti, 29 fëmijë palestinezë janë vrarë nga ushtarët izraelitë në zona të ndryshme të Palestinës.
Sipas Qendrës së Informacionit Palestinez, Lëvizja Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve Palestinez në një raport njoftoi se që nga fillimi i këtij viti, 29 fëmijë palestinezë janë qëlluar për vdekje nga ushtarët sionistë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, duke përfshirë Kodsin Lindor, ku 10 prej tyre ishin fëmijë që jetonin në provincën Jenin. Lëvizja e përmendur gjithashtu raportoi se qindra fëmijë të tjerë palestinezë u plagosën nga ushtarët izraelitë. Lëvizja ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve në Palestinë theksoi se të gjithë këta fëmijë janë goditur me plumba lufte tek pjesa e sipërme e trupit, gjë që tregon se ushtarët e regjimit sionist kanë qëlluar ndaj tyre qëllimisht dhe me qëllim për t'i vrarë. Lëvizja Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve-Palestinë deklaroi se mos-përgjegjësia dhe mos-ndëshkimi i okupatorëve izraelitë për vrasjen e fëmijëve palestinezë ka bërë që ata të vazhdojnë krimet e tyre kundër fëmijëve pa asnjë pengesë. Fëmija i fundit që u qëllua nga ushtarët izraelitë ishte Adel Daoud, 14-vjeçar, banues në Nablus, i cili më 8 tetor u qëllua në kokë dhe ra dëshmor.