Jep dorëheqja kabineti qeveritar i Jordanisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i134122-jep_dorëheqja_kabineti_qeveritar_i_jordanisë
Ministrat e kabinetit qeveritar të Jordanisë kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre kryeministrit të këtij vendit.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 30, 2022 11:45 Europe/Tirane
  • Jep dorëheqja kabineti qeveritar i Jordanisë

Ministrat e kabinetit qeveritar të Jordanisë kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre kryeministrit të këtij vendit.  

Agjencia e lajmeve Petra e Jordanisë njoftoi se anëtarët e kabinetit qeveritar të Jordanisë me qëllim të përgatitjes për ndryshime në kabinetin e qeverisë, kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre pranë kryeministrit të këtij vendi Al-Khesavne.

Kjo agjenci e lajmeve nuk kanë dhënë detaje në lidhje me kohën se kur do të bëhen ndryshimet ose të çfarë natyre do të jenë këto ndryshime të kabinetit qeveritar të Jordanisë.

Vlen të theksohet se që nga shtatë tetori i vitit 2020, kur mbreti Abdullahu i II-të i Jordanisë emëroi Al-Kesavne për formimin e kabinetit qeveritar të këtij vendi, kjo është hera e dytë që bëhen ndryshime në kabinetin qeveritar të Jordanisë.