Djali i Hosni Mubarak i kërkon pasuritë e babait Joe Biden
(last modified Tue, 08 Nov 2022 11:11:11 GMT )
Nëntor 08, 2022 12:11 Europe/Tirane
  • Djali i Hosni Mubarak i kërkon pasuritë e babait Joe Biden

Djali i ish-presidentit egjiptian Hosni Mubarak në reagim ndaj pranisë së përfaqësuesit të Amerikës në konferencën për klimën në Sharm Shejkh, me një ton cinik, ka kërkuar të dijë se çfarë u bë me pasuritë dhe paratë e bllokuara të babait të tij në Amerikë.

Agjencia e lajmeve Russia Today në gjuhën arabe ka shkruar se Alae Mubarak, djali i Hosni Mubarak, ish-presidentit të Egjiptit, njëkohësisht me praninë e John Kerry, të dërguarit special të presidentit amerikan për çështje të ambientit në konferencën për klimën të OKB në Sharm Shejkh të Egjiptit, në një postim në Twitter, e ka pyetur John Kerry për fatin e pasurive të bllokuara të babait të tij në Amerikë gjatë vitit 2011. Alae Mubarak me një ton cinik duke vë në dukje deklaratat e John Kerry në vitin 2011 për bllokimin e 31.5 miliardë dollarë të pasurive të Hosni Mubarak në Amerikë, ka shkruar: "Mirëserdhe në Sharm Shejkh! Çfarë lajme kemi nga pasuritë e bllokuara?" Djali i Hosni Mubarak me gjuhën e John Kerry ka dhënë edhe përgjigjen e mundshme të tij dhe ka shkruar: "Uh, kjo është një temë e vjetër dhe ishte vetëm një fjalë dhe pastaj thamë se ishte vetëm një gabim i padëshiruar".

Alae Mubarak në fund të këtij postimi në Twitter ka shkruar në gjuhën angleze: "Turp për ty!".

John Kerry në vitin 2011 ishte kryetari i komisionit për marrëdhënie të jashtme në Senatin e Amerikës dhe gjatë një deklarate pati thënë se Amerika ka bllokuar 31.5 miliardë dollarë nga pasuritë e Hosni Mubarak në Amerikë.

 

Tags