Katari kundërshton bashkëpunimin telekomunikues me Izraelin në Kupën e Botës 2022
Burimet e lajmeve të regjimit sionist raportuan se Katari ka refuzuar të bashkëpunojë me kompanitë e telekomunikacionit të këtij regjimi dhe sionistët janë të detyruar të përdorin kartat SIM të Katarit në Kupën e Botës 2022.
Sipas IRNA, kanali hebraik "Kan" njoftoi të martën se Katari nuk ka pranuar bashkëpunim me kompanitë izraelite të telekomunikacionit. Pritet që numri i izraelitëve që do të shkojnë në Katar për të parë ndeshjet e Botërorit të futbollit të jetë 10-20 mijë persona, të cilët do të duhet të marrin karta SIM të Katarit për celularët e tyre. Yoaz Hendel, Ministri i Komunikimeve i regjimit sionist, i dërgoi një letër kreut të Federatës Botërore të Futbollit dhe zyrtarëve të lartë të Unionit Ndërkombëtar të Komunikimeve, anëtarë të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar ndihmën e tyre për të komunikuar me kompanitë e telekomunikacionit të Katarit, të cilat kanë refuzuar të negociojnë me kompanitë izraelite. Duhet theksuar se në rast të mosbashkëpunimit të Katarit, tifozët izraelitë duhet të blejnë karta SIM nga kompanitë e Katarit për të përdorur rrjetin e telefonisë celulare të këtij vendi.