Zjarr rreth objekteve bërthamore të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i134688-zjarr_rreth_objekteve_bërthamore_të_regjimit_sionist
Mediat sioniste raportuan të mërkurën se një zjarr masiv shpërtheu në lindje të termocentralit bërthamor Dimona.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 11, 2022 07:17 Europe/Tirane
  • Zjarr rreth objekteve bërthamore të regjimit sionist

Mediat sioniste raportuan të mërkurën se një zjarr masiv shpërtheu në lindje të termocentralit bërthamor Dimona.

Sipas IRNA, burime që flasin hebraisht bënë të ditur se ky zjarr i madh ka ndodhur në vendbanimin sionist “Mushaf Eidan” në lindje të objektit bërthamor Dimona. Deri më tani nuk është përmendur numri i viktimave dhe dëmeve financiare të këtij incidenti. Mediat e regjimit sionist gjithashtu raportuan se një dron i këtij regjimi është rrëzuar në jug të territoreve të pushtuara. Deri më tani, askush nuk është vrarë apo lënduar. Sipas këtij raporti, aktualisht po hetohen detajet e kësaj ngjarje.