Zjarr rreth objekteve bërthamore të regjimit sionist
Nëntor 11, 2022 07:17 Europe/Tirane
Mediat sioniste raportuan të mërkurën se një zjarr masiv shpërtheu në lindje të termocentralit bërthamor Dimona.
Sipas IRNA, burime që flasin hebraisht bënë të ditur se ky zjarr i madh ka ndodhur në vendbanimin sionist “Mushaf Eidan” në lindje të objektit bërthamor Dimona. Deri më tani nuk është përmendur numri i viktimave dhe dëmeve financiare të këtij incidenti. Mediat e regjimit sionist gjithashtu raportuan se një dron i këtij regjimi është rrëzuar në jug të territoreve të pushtuara. Deri më tani, askush nuk është vrarë apo lënduar. Sipas këtij raporti, aktualisht po hetohen detajet e kësaj ngjarje.
Tags