OKB kërkon ndihma jetësore për Sirinë para fillimit të dimrit
(last modified Fri, 25 Nov 2022 13:51:59 GMT )
Nëntor 25, 2022 14:51 Europe/Tirane
  • OKB kërkon ndihma jetësore për Sirinë para fillimit të dimrit

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar sigurimin e ndihmave financiare më të mëdha për të siguruar artikujt e nevojshëm dhe jetik për gjashtë milionë njerëz në Siri, një vend ky që për 11 vite po përballet me luftë.

Dy funksionarë të lartë të zyrës për koordinimin e ndihmave humanitare të OKB ditën e enjte me anë të një deklarate të përbashkët, kanë paralajmëruar se: "Për të ofruar ndihmat dimërore për shpëtimin e jetës së gjashtë milionë njerëzve në Siri, ekziston nevoja për një buxhet më të madh".

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se zyra koordinuese për çështje humanitare e OKB në këtë deklaratë, duke shprehur keqardhje për faktin se vetëm 42% e buxhetit të nevojshëm në vitin 2022 që është kërkuar nga kjo zyrë është siguruar deri më tani dhe ka paralajmëruar: "Nëse nuk sigurohen kurrfarë mjete shtesë financiare, me miliona njerëz në Siri do të  mbesin pa strehë gjatë stinës së dimrit".

Tags