Vazhdojnë sulmet e koalicionit saudit në Hodeidah të Jemenit
Koalicioni saudit shënjestroi provincën Hodeidah të Jemenit me sulme ajrore, raketore dhe artilerie.
Salla e operacionit të ushtrisë jemenase dhe komiteteve popullore në provincën Hodeidah njoftoi se dronët e zbulimit dhe spiunazhit të koalicionit saudit kanë vënë në shënjestër rajonin Al-Jabaliya dhe qytetin Hais. Ky raport shton se sulmet me raketa të koalicionit saudit kanë vazhduar edhe në zona të ndryshme të provincës Hodeidah. Këto sulme ndodhën ndërkohë që armëpushimi në Jemen përfundoi më 2 tetor dhe nuk është zgjatur. Paraprakisht, zëvendëskryeministri për Mbrojtjen dhe Sigurinë, Jalal Al Royshan, tha se as gjendja e paqes dhe as e luftës nuk përbën kërcënim pasi vendi mbështetet në unitetin e popullit dhe të zyrtarëve. Armëpushimi në Jemen, i cili është shkelur në mënyrë të përsëritur nga koalicioni agresor saudit, është zgjatur një herë përpara pas konsultimeve në OKB. Zgjatja 2-mujore e këtij armëpushimi përfundoi më 2 gusht, e cila u zgjat sërish dhe përfundoi më 2 tetor.