Jalon: Kabineti i Netanjahut, një kabinet i kriminelëve
(last modified Tue, 06 Dec 2022 15:08:01 GMT )
Dhjetor 06, 2022 16:08 Europe/Tirane
  • Jalon: Kabineti i Netanjahut, një kabinet i kriminelëve

Ish-ministri i luftës së regjimit sionist në lidhje me kabinetin në formim e sipër të Beniamin Netanjahut, ka deklaruar se ky kabinet është një kabinet i kriminelëve.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Mushe Jalon, ish-ministri i luftës së regjimit sionist, të martën ka theksuar: "Ne ndodhemi në një situatë të trazuar. Vetëm Itmar ben Gvir, ministri i ardhshëm i sigurisë së brendshme të regjimit sionist, është një kriminel i cili përballet me tetë dosje gjyqësore që një prej tyre është një aktpadi për krime terroriste".

Nga ana tjetër, kanali televiziv Kan i regjimit sionist ka njoftuar për dështimin e negociatave për formimin e kabinetit qeveritar të Beniamin Netanjahut, liderit të partisë "Likud".

Sipas këtij burimi, mosmarrëveshjet rreth kompetencave të ministrisë së financave dhe të ministrive të tjera të regjimit sionist janë bërë shkak që Arje D Ra'i, kryetari i partisë "Shas", të largohet nga kjo mbledhje dhe zhvillimin e polemikave të ashpra me Bezalel Smotrich, kryetarin e partisë "Sionizmi Fetar".

Më parë Mahmud Abas, kryetari i Autoritetit Autonom të Palestinës, ka kërkuar nga të gjitha grupet dhe populli i Palestinës që të ndërmarrin veprime për t'u përballur me kabinetin qeveritar të Beniamin Netanjahut.

Tags