Kryeministri i Irakut takohet me presidentin e Kinës
Muhamed Shija'e Al-Sudani, kryeministri i Irakut, gjatë punimeve të takimit ekonomik të krerëve të shteteve arabe dhe Kinës, ka zhvilluar një takim me presidentin kinez Shi Xhinping.
Kanli informativ Al-Sumerija News njoftoi se Muhamed Shija'e Al-Sudani, kryeministri i Irakut, sot (të premten) gjatë takimit ekonomik të krerëve të shteteve arabe dhe Kinës që u organizua në Arabinë Saudite, ka zhvilluar një takim dhe ka biseduar me Shi Xhinping, presidentin e Republikës Popullore të Kinës.
Zyra për informim e kryeministrit të Irakut në një deklaratë për media, në lidhje me këtë takim, ka deklaruar: "Gjatë këtyre bisedimeve janë diskutuar marrëdhëniet bilaterale mes Irakut dhe Kinës si dhe rrugët për forcimin e këtyre marrëdhënieve dhe thellimin e bashkëpunimeve strategjike dhe partneritetit të qëndrueshëm në fusha të ndryshme".
Ky takim u zhvilluar në kohën kur Arabia Saudite dhe Kina duke publikuar një deklaratë të përbashkët, kanë theksuar se do të vazhdojnë mbështetjen ndaj Irakut.
Në deklaratën e përbashkët të Arabisë Saudite dhe Kinës që u lëshua pas takimit të krerëve të shteteve arabe dhe Kinës që u organizua nga Arabia Saudite dhe me pjesëmarrjen e Irakut, thuhet: "Të dy palët theksojnë vazhdimin e mbështetjeve të veta ndaj Republikës së Irakut".
Sipas kësaj deklarate, Kina dhe Arabia Saudite mirëpresin formimin e qeverisë së re të Irakut dhe i dëshirojnë suksese kësaj qeverie për realizimin e idealeve të popullit të Irakut në vendosjen e sigurisë, stabilitetit dhe në fushën e zhvillimit të vendit.