Riadi dhe Pekini nënshkruajnë marrëveshje për partneritet strategjik gjithëpërfshirës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136230-riadi_dhe_pekini_nënshkruajnë_marrëveshje_për_partneritet_strategjik_gjithëpërfshirës
Mbreti i Arabisë Saudite dhe presidenti i Kinës i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Riad, kanë nënshkruar një marrëveshje për partneritet strategjik gjithëpërfshirës mes të dy vendeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2022 15:54 Europe/Tirane
  • Riadi dhe Pekini nënshkruajnë marrëveshje për partneritet strategjik gjithëpërfshirës

Mbreti i Arabisë Saudite dhe presidenti i Kinës i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Riad, kanë nënshkruar një marrëveshje për partneritet strategjik gjithëpërfshirës mes të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve zyrtare të Arabisë së Saudite njoftoi se Selman bin Abdulazir, mbreti i Arabisë Saudite dhe Shi Xhinping, presidenti i Kinës, kanë nënshkruar një marrëveshje për partneritet strategjik gjithëpërfshirës mes të dy vendeve.

Muhamed bin Selman, princi i kurorës së Arabisë Saudite dhe presidenti i Kinës gjatë zhvillimi të një takimi zyrtar, kanë zhvilluar bisedime në lidhje me fushat e partneritetit mes të dy vendeve dhe përpjekjeve të Pekinit dhe Riadit për forcimin e bashkëpunimeve në fusha të ndryshme.

Të dy palët në këtë takim kanë nënshkruar marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim bilateral që përfshinë një plan të gjerë për koordinimin e perspektivës për zhvillim 2030 të Arabisë Saudite me planin e një rruge për bashkëpunim mes Kinës dhe Arabisë Saudite.

Bin Selman dhe Xhi Xhinping kanë nënshkruar edhe dy marrëveshje të tjera në fushën e energjisë së hidrogjenit dhe inkurajimit të investimeve të drejtpërdrejta.