Mahmoud Abbas: Amerika dhe Anglia duhet t'i kërkojnë falje popullit palestinez
Kreu i Autoritetit Palestinez, teksa i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të mos ndërveprojnë me qeveritë ilegale të regjimit sionist, tha; Amerika dhe Anglia duhet t'i kërkojnë falje popullit palestinez.
Mahmud Abbas, kreu i Autoritetit Palestinez, në takimin e përbashkët të vendeve arabe dhe Kinës në Riad tha: Amerika dhe Anglia duhet t'i kërkojnë falje popullit palestinez dhe t'i paguajnë atij dëmshpërblim për shkak të nënshkrimit të Deklaratës së keqe të Balfour. Mahmoud Abbas shtoi: Dobia dhe serioziteti i sistemit ndërkombëtar, i cili mbyll një sy ndaj krimeve të Izraelit kundër popullit dhe vendeve të shenjta palestineze dhe mbështet praninë e një regjimi pushtues në territorin palestinez për 74 vjet, është vërtet e diskutueshme. Abbas tha: Ne i kërkojmë komunitetit ndërkombëtar të mos ndërveprojë me asnjë qeveri izraelite që nuk respekton vlerat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare. Mahmoud Abbas vuri në dukje se: Ne i përmbahemi të drejtës së Palestinës për të qenë anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe kërkojmë mbështetje ndërkombëtare për popullin palestinez. Kreu i organizatës vetëqeverisëse gjithashtu deklaroi: Ne qëndrojmë pranë Pekinit në mbështetjen e politikës së një Kine dhe vlerësojmë qëndrimet e prera të presidentit kinez në mbështetje të kombit palestinez.