44 persona arrestohen gjatë trazirave në Jordani
Organizata për Siguri Publike e Jordanisë ka njoftuar për arrestimin e 44 personave gjatë trazirave të fundit në këtë vend dhe ka deklaruar se këta persona kanë kryer veprime destruktive dhe kanë organizuar trazira të dhunshme.
Gjatë disa ditëve të fundit rajoni Al-Husejnije dhe disa qytete të tjera në jug të Jordanisë janë përfshirë nga protesta popullore kundër rritjes së çmimit të karburanteve. Pas rritjes së çmimit të karburanteve, shoferët e makinave të rënda dhe punëtorët e sektorit të transportit në Jordani kanë filluar protesta dhe greva.
Drejtuesit e autobusëve urban dhe taksistët në kryeqytetin e Jordanisë janë futur në grevë dhe qeveria e këtij vendi ka bërë përpjekje që duke mbështetur kërkesat e tyre, të reduktojë krizën aktuale, mirëpo ky vendim i qeverisë ishte i parezultat.
Agjencia e lajmeve Petra njoftoi se Organizata e Sigurisë Publike të Jordanisë sot (të shtunën) me anë të një deklarate, duke konfirmuar arrestimin e 44 personave nga protestuesit, ka theksuar se kjo organizatë ka shtuar masat e sigurisë në mënyrë që ta zbatojë ligjin dhe të garantojë sigurinë e qytetarëve.
Organizata e Sigurisë Publike të Jordanisë gjithashtu ka thënë se këta 44 persona dhe personat e tjerë të cilët janë arrestuar gjatë ditëve të kaluara, i dërguar pranë autoriteteve përkatëse gjyqësore.
Organizata e Sigurisë Publike të Jordanisë duke thënë se trazirat e dhunshme janë qetësuar deri diku në krahasim me ditët e kaluara, ka deklaruar: "Hetimet në lidhje me vrasjen e një oficeri të policisë në provincën Mean po vazhdojnë dhe deri në kohën e arrestimit të autorit të këtij veprimi dhe dorëzimin e tij pranë autoriteteve gjyqësore për të dënuar, nuk do të ndalen".