Jemeni: Lufta kundër agresorëve akoma nuk ka përfunduar
Një anëtar i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit ka deklaruar se lufta kundër shteteve agresore akoma nuk ka përfunduar dhe beteja e ardhshme në krahasim me atë çfarë ka ndodhur në tetë vitet e kaluara, do të jetë shumë më e ashpër dhe më e dhimbshme.
Agjencia e lajmeve SEBA e Jemenit njoftoi se Muhamed Ali Al-Huthi ditën e martë në një takim me komandantët e forcat të sigurisë, forcave ushtarake dhe forcave të rezistencës popullore në provincën Eb, deklaroi: "Populli i Jemenit duhet ta dijë se ne në ndodhemi në luftën kundër fuqive agresore dhe me siguri se do të vazhdojmë luftën kundër atyre, për arsye se ata kanë bërë dhunë e padrejtësi ndaj popullit të Jemenit dhe kanë shkaktuar shumë dhimbje dhe vuajtje. Shumica e qytetarëve Jemenit e dinë mirë se koalicioni agresor saudit është bërë shkak i dhimbjeve dhe vuajtjes së tyre. Por sulmet e ardhshme të Jemenit kundër fuqive agresore do të jenë edhe më të ashpra dhe shumë më të dhimbshme dhe nëse kompania saudite Aramco ndalej nga puna për 24 orë për ta shuar zjarrin e shkaktuar nga sulmet tona, tani e tutje ndoshta i duhet të ndalë punën për shumë ditë me radhë për ta shuar zjarrin dhe ndoshta nuk do t'i mjaftojnë".