Ansarullah: Çështja humanitare është e ndarë nga çështja ushtarake në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136906-ansarullah_Çështja_humanitare_është_e_ndarë_nga_çështja_ushtarake_në_jemen
Kryetari i delegacionit të qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit ka theksuar për ndarjen e çështjet humanitare nga çështja ushtarake në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2022 12:13 Europe/Tirane
  • Ansarullah: Çështja humanitare është e ndarë nga çështja ushtarake në Jemen

Kryetari i delegacionit të qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit ka theksuar për ndarjen e çështjet humanitare nga çështja ushtarake në Jemen.

Delegacioni i Omanit ditën e mërkurë ka shkuar në Sanaa, kryeqytetin e Jemenit, për të biseduar rreth zhvillimeve më të fundit nën kundërshtimit të koalicionit agresor saudit me ndërprerjen e luftimeve, anulimin e bllokadës dhe me pagimin e rrogave për të gjithë punonjësit qeveritar të Jemenit.

Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se Muhamed Abdusalam, kryetari i delegacionit negociator të Qeverisë për Shpëtimin Kombëtar të Jemenit, të enjten deklaroi: "Vizita e delegacionit të Omanit në Sana ka për qëllim transmetimin e ideve dhe propozimeve të cilat përfshinë negociatat me sauditët dhe palët ndërkombëtare".

Abdusalam çfarëdo lloj progresi në negociatat e ka vlerësuar me progresin në dosjen e çështjeve humanitare që përfshinë rrogat dhe hapjen e aeroporteve dhe porteve të Jemenit dhe deklaroi: "Koalicioni agresor i Arabisë Saudite po jep premtime të cilat nuk kanë kurrfarë ndikim në lidhje me pagimin e rrogave, përfundimin e bllokadës dhe largimin e forcave të huaja nga territoret e pushtuara të Jemenit. Ne theksojmë se dosja e çështjeve humanitare duhet të ndahet nga ajo e çështjeve ushtarake dhe kërkesat tona pa përjashtim, i përkasin të gjithë jemenasve".

Muhamed Abdusalam gjithashtu sot në një postim në Twitter, ka theksuar nevojën për ndërprerjen e operacioneve ushtarake të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe heqjen e kufizimeve të vendosura mbi korridoret e kontrolluara nga Ansarullah me qëllim që të realizohet paqja në Jemen.