Persona të armatosur sulmojnë stacionin e policisë në Kirkuk të Irakut
Burimet irakiane të informimit kanë njoftuar se persona të armatosur kanë sulmuar një stacion të policisë së Irakut në provincën Kirkuk, në veri të Irakut.
Kanali televiziv Rodaw njoftoi se Amer Nuri, zëdhënësi i policisë në Kirkuk të Irakut, deklaroi se 4 persona të armatosur të panjohur kanë sulmuar një stacion të policisë të çështjeve emergjente në Kubani në jug të provincës Kirkuk.
Sipas këtij burimi, sulmi i personave të armatosur ndaj këtij stacioni të policisë ka shkaktuar vrasjen e një ushtaraku dhe plagosjen e katër personave nga forcat e tjera të këtij stacioni të policisë. Pas këtij sulmi, një numër i madh i forcave të sigurisë dhe policisë së Irakut janë dërguar në vendin e ngjarjes.
Megjithëkëtë disa burime të tjera irakiane të informimit kanë raportuar se në këtë sulm të armatosur nuk është vrarë asnjë pjesëtarë i forcave policore të Irakut, por vetëm janë plagosur disa policë.
Burimet kurde të informimit kanë supozuar se këto persona të panjohur sipas të gjitha gjasave kanë qenë pjesëtarë të grupit terrorist ISIS dhe pas kryerjes së sulmit janë arratisur në drejtim të panjohur.