Koalicioni agresor saudit sulmon Jemenin njëkohësisht me negociatat për armëpushim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136996-koalicioni_agresor_saudit_sulmon_jemenin_njëkohësisht_me_negociatat_për_armëpushim
Njëkohësisht me zhvillimin e negociatave për armëpushim me ndërmjetësimin e autoriteteve të Omanit, mediat jemenase kanë njoftuar se nga sulmi me artileri i koalicionit agresor saudit në veri të Jemenit, është vrarë një person dhe janë plagosur disa të tjerë.  
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2022 15:13 Europe/Tirane
  • Koalicioni agresor saudit sulmon Jemenin njëkohësisht me negociatat për armëpushim

Njëkohësisht me zhvillimin e negociatave për armëpushim me ndërmjetësimin e autoriteteve të Omanit, mediat jemenase kanë njoftuar se nga sulmi me artileri i koalicionit agresor saudit në veri të Jemenit, është vrarë një person dhe janë plagosur disa të tjerë.  

Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se si pasojë e sulmit artilerik të forcave të Arabisë Saudite në rajonin Al-Raghu në provincën Sa'de në veri të Jemenit, është vrarë një person dhe janë plagosur 12 persona të tjerë në mesin e tyre edhe disa refugjatë afrikanë.

Ky raport është publikuar në kohën kur një delegacion i Omanit si përfaqësues i koalicionit agresor të Arabisë Saudite është duke zhvilluar bisedime me autoritetet e Sanaa për vazhdimin e armëpushimit në Jemen.

Mediat jemenase në lidhje me këtë kanë raportuar se delegacioni i Omanit si përfaqësues i koalicionit agresor saudit, ka paraqitur ide të reja dhe këto ide janë duke u shqyrtuar.

Sipas këtyre burimeve, gjatë bisedime në fjalë është arritur një progres i vogël.