Jemeni paralajmëron koalicionin saudit për intensifikimin e bllokadës ekonomike
Një anëtar i ekipit negociator të Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit paralajmëroi koalicionin agresor të Arabisë Saudite për çfarëdo veprimi që synon intensifikimin e bllokadës ekonomike ndaj popullit të Jemenit.
Faqja informative Al-Ahd njoftoi se Abdul Malik Al-Axhri, anëtar i ekipit negociator të qeverisë së shpëtimit kombëtar të Jemenit, ka deklaruar se çdo veprim i koalicionit agresor saudit në drejtim të intensifikimit të bllokadës ekonomike ndaj popullit të Jemenit nënkupton parandalimin e çdo progresi në zgjidhjen e çështjes humanitare dhe ekonomike të këtij vendi si dhe dobësimin e përpjekjeve dhe qëllimeve të takimeve intensive për dialog.
Ky zyrtar jemenas theksoi se shtetet agresore janë përgjegjëse për çdo pasojë që ndodh si pasojë e bllokadës ekonomike në Jemen.
Ali al-Kahoum, një anëtar i zyrës politike të Qeverisë për Shpëtimin Kombëtar të Jemenit, gjithashtu të hënën në një postim në Twitter, ka shkruar se Amerika dhe Anglia janë përgjegjëse për situatën aktuale në Jemen.
Ky zyrtar jemenas shtoi në këtë postim se dyert e paqes janë të hapura, por pengesë janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat nuk e ndalin agresionin kundër popullit të Jemenit dhe nuk heqin bllokadën, dhe në rastet humanitare si rihapja e aeroporteve dhe porteve dhe lejojnë pagesën e pagave të punonjësve të administratës publike të Jemenit nga të ardhurat e naftës dhe gazit të Jemenit.
Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, ka filluar agresion ushtarak kundër Jemenit që nga marsi i vitit 2015 dhe ka bllokuar vendin nga toka, deti dhe ajri. Numri i viktimave të luftës në Jemen ka arritur mbi 11 mijë. Më shumë se dy milionë fëmijë në Jemen vuajnë nga kequshqyerja dhe më shumë se shtatëmbëdhjetë milionë jemenas, përfshirë nëntë milionë fëmijë, vuajnë nga mungesa e ujit, kanalizimeve dhe shërbimeve shëndetësore.