Gazeta Hill: Një vrasës tiranik sundon Arabinë Saudite
Gazeta Hill, në një raport të saj ka theksuar se Arabia Saudite qeverisët nga një "vrasës mizor" dhe i ka kërkuar Kongresit të Amerikës të pyeste Arabinë Saudite për viktimat e saj në Jemen.
Agjencia e lajmeve Isna njoftoi se gazeta amerikane “Hill” në një raport të saj ka shkruar për krimet e Arabisë Saudite në Jemen dhe mbulimin e këtyre krimeve nga Amerika dhe shitjen e më shumë armëve në Arabinë Saudite, pavarësisht rreziqeve të një veprimi të tillë. Kjo gazetë amerikane ka shkruar: "Riadi gjatë periudhës së qeverisjes së princit të kurorës Muhamed bin Salman ka vrarë më shumë se 377 mijë qytetarë jemenas dhe ka ekzekutuar më shumë se 523 qytetarë sauditë. Presidenti amerikan Joe Biden dhe Kongresi, i cili është në duart e demokratëve, patën disa mundësi për të ndjekur penalisht Arabinë Saudite për këto krime, por vetëm humbën kohë!".
Hill më tej në raportin e saj e vlerësoi qëndrimin e qeverisë amerikane në kundërshtim me qëndrimin e partisë së saj politike, e cila në gjysmën e fundit të administratës së Donald Trump, ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, kritikoi marrëdhëniet e ish-presidentit të këtij vendi, me Arabinë Saudite, dhe shkroi: "Ky qëndrim për Biden do të thotë thyerja e premtimeve zgjedhore në vijim në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe në fushën e ndërveprimit me Arabinë Saudite si vend i refuzuar".
Kjo gazetë amerikane ka shkruar gjithashtu se qëllimet e Arabisë Saudite në luftën kundër Jemenit janë të thjeshta dhe ato qëllime përfshinë emërimin e një udhëheqje servile dhe krijimin problemeve për çdo opozitë politike, qoftë edhe civile në Jemen. Arabia Saudite në vitin 2015, e formoi një koalicion ushtarak dhe ky koalicion i udhëhequr nga Riadi e filloi një luftë të përbërë nga sulmet ajrore dhe bllokada e hekurt kundër popullit të Jemenit.
Gazeta Hill në vazhdim ka shkruar: "Kjo luftë bëri që më shumë se 17.6 milionë jemenas të kenë nevojë për ndihmë ushqimore urgjente dhe në total, më shumë se 19.200 nga të vdekurit dhe të plagosurit në Jemen janë civilë".
Në raportin e saj, kjo gazetë amerikane trajtohet edhe indeksi i rrezikut të shitjes së armëve të institutit "Cato", i cili vlerëson faktorët negativë që lidhen me shitjen e armëve dhe zbuloi se Arabia Saudite është një nga 30 vendet më të rrezikshme nga pikëpamja e shitjes së armëve.
Gazeta Hill theksoi se këto armë përdoren në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe ka shkruar "Nga ana tjetër, ka nivele të larta të korrupsionit qeveritar në Arabinë Saudite dhe gjithashtu ekziston një rrezik i madh lidhur me këto armë që do të arrijnë te njerëzit, dhe përveç dëmtimit të civilëve, armët që i shiten koalicionit përfundojnë në tregun e zi dhe u shiten grupeve terroriste".
Kjo gazetë në vazhdim theksoi: "Megjithatë, Riadi ka qenë blerësi numër një i armëve amerikane për 13 vjet radhazi, sepse tre administrata të njëpasnjëshme amerikane i dhanë përparësi fitimeve nga marrëveshjet e armëve mbi të drejtat e njeriut".
Në fund, kjo gazetë amerikane theksoi se Arabia Saudite udhëhiqet nga një tiran që vret njerëz brenda dhe jashtë këtij vendi, u shpërndan armë grupeve terroriste dhe drejton një vend që shkel lirinë, prandaj ka kërkuar nga Kongresi i Amerikës që ta pyes Arabinë Saudite për viktimat e saj në luftën e Jemenit.