Al-Aruri: Hamasi vazhdon të kapë rob ushtarë izraelitë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i137674-al_aruri_hamasi_vazhdon_të_kapë_rob_ushtarë_izraelitë
Zyrtari i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) tha se lëvizja do të vazhdojë të kapë rob ushtarë izraelitë për t'i shkëmbyer ata me të burgosurit palestinezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 06, 2023 11:07 Europe/Tirane
  • Al-Aruri: Hamasi vazhdon të kapë rob ushtarë izraelitë

Zyrtari i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) tha se lëvizja do të vazhdojë të kapë rob ushtarë izraelitë për t'i shkëmbyer ata me të burgosurit palestinezë.

Aktualisht, katër ushtarë të regjimit sionist janë robër të grupeve të rezistencës palestineze në Rripin e Gazës dhe përpjekjet për shkëmbimin e tyre kanë rezultuar të pasuksesshme për shkak të refuzimit të regjimit sionist për të pranuar kushtet e rezistencës.

Sipas raportit të "Rai Alyoum" të premten, Saleh al-Aruri, nënkryetari i zyrës politike të lëvizjes Hamas, deklaroi se kjo lëvizje ka disa të burgosur sionistë dhe do ta rrisë këtë numër, duke shtuar se ashtu siç ka premtuar, rezistenca do të lirojë të burgosurit e saj nga burgjet e regjimit sionist.

Duke theksuar se çështja e të burgosurve palestinezë dhe lirimi i tyre është në krye të prioriteteve të Hamasit, Al-Aruri shtoi se për sa kohë që një i burgosur palestinez është pas hekurave të regjimit sionist, kjo do të thotë se palestinezët nuk kanë realizuar qëllimin e tyre.

Zv/shefi i zyrës politike të Hamasit theksoi se populli palestinez nuk do të mposhtet dhe do të ketë një fitore të re për të dëbuar pushtuesit sionistë.

Vlen të theksohet se në burgjet e regjimit sionist ndodhen rreth 4500 të burgosur palestinezë.