Sanaa: Ne jemi të palëkundur për të arritur paqen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i138430-sanaa_ne_jemi_të_palëkundur_për_të_arritur_paqen
Ministri i Jashtëm i Jemenit theksoi vendosmërinë e këtij vendi për të arritur paqen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 20, 2023 16:16 Europe/Tirane
  • Sanaa: Ne jemi të palëkundur për të arritur paqen

Ministri i Jashtëm i Jemenit theksoi vendosmërinë e këtij vendi për të arritur paqen.

Ministri i Jashtëm i Jemenit, Hisham Sharaf, të premten në një takim me përfaqësuesin e OKB-së Hans Grundberg dhe ekipin e tij shoqërues në Sana, theksoi rëndësinë e rolit të OKB-së në përfundimin e agresionit dhe rrethimit të gjithanshëm të këtij vendi nga koalicioni agresor i udhëhequr nga Arabia Saudite. Hisham Sharaf tha: Qeveria e Shpëtimit Kombëtar të Jemenit ka dëshmuar se është serioze në lëvizjen drejt një paqeje të drejtë dhe të ndershme për kombin jemenas dhe vlerëson rolin e Kombeve të Bashkuara dhe përpjekjet e mira të kësaj organizate ndërkombëtare për t'i dhënë fund agresionit dhe rrethimit të gjithanshëm dhe për të mbështetur zgjidhjen paqësore politike. Ai shtoi se roli i OKB-së është i rëndësishëm për të arritur një zgjidhje politike gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Hans Grundberg, përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara në Jemen, tha gjithashtu se Kombet e Bashkuara vazhdojnë të ofrojnë të gjitha llojet e mbështetjes dhe ndihmës për popullin e Jemenit për t'i mundësuar atij të realizojë kërkesat dhe aspiratat e tij.