Janar 25, 2023 07:51 Europe/Tirane
  • Isa Qasim: Djegia e Kuranit djeg sigurinë globale

Udhëheqësi shiit i Bahrejnit tha:  Qëllimi i djegies së një kopje të Kuranit të Shenjtë është të krijojë kaos dhe të shkatërrojë sigurinë globale.

Të shtunën e kaluar, Rasmus Paludan, kreu i partisë së ekstremit të djathtë të vijës së ashpër të Danimarkës, dogji një kopje të Kuranit pranë ambasadës turke në Stokholm në mes të forcave policore të sigurisë.  Ky akt i Paludanit u dënua ashpër nga myslimanët dhe vendet islame, si dhe qeveria suedeze u kritikua për mos-parandalimin e këtij akti. Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, "Sheikh Isa Qasim", udhëheqësi shiit i Bahrejnit, në një deklaratë të martën njoftoi se djegia e një kopje të Kuranit nga një person radikal dhe injorant i quajtur Rasmus Paludan me mbështetjen dhe mbikëqyrjen e policisë suedeze nuk është një krim individual, por një krim, mbrapa së cilës është një qeveri. Në këtë deklaratë, Isa Qasim ka theksuar se kryerja e krimeve të tilla është shkelje e hapur e shenjtërive fetare dhe rebelim i në botë në kuadër të pretendimit të lirisë së shprehjes. Ai tha se kjo është një marrëzi e plotë, duke shtuar se konsiderimi i fyerjes dhe shkeljes së shenjtërive si liri është gënjeshtër, mashtrim dhe mëkat. Isa Qasim sqaroi se krimet e vazhdueshme të fyerjes së shenjtërive në Perëndim dhe në mënyrë provokuese dhe të shëmtuar tregojnë qëllimin e tyre të mbrapshtë për të krijuar rebelim dhe kaos në botë dhe për të shkatërruar sigurinë globale.  Udhëheqësi shiit i Bahrejnit kërkoi nga intelektualët e botës që ta parandalojnë këtë qasje të keqe që shkakton përhapjen e pakufishme të terrorit dhe ta dënojnë atë në bazë të besimit, ndërgjegjes dhe për hir të sigurisë së botës.

Tags