Sulm me raketa në një spital në Luhansk
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i138858-sulm_me_raketa_në_një_spital_në_luhansk
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se 14 civilë u vranë dhe 24 u plagosën në sulmin e forcave ukrainase me raketa Himars në spitalin e qytetit Luhansk.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 29, 2023 04:34 Europe/Tirane
  • Sulm me raketa në një spital në Luhansk

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon se 14 civilë u vranë dhe 24 u plagosën në sulmin e forcave ukrainase me raketa Himars në spitalin e qytetit Luhansk.

Sipas raportit të Rusia Today, spitali “Novaidar” është sulmuar me raketa “Himars” të dhuruara nga Perëndimi për forcat e armatosura të Ukrainës, si pasojë e të cilave kanë humbur jetën 14 persona. Në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve ka pacientë, infermierë dhe mjekë.  Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se sulmi në qendrën mjekësore është një krim i madh lufte nga Ukraina dhe të gjithë autorët do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.   Më herët, një qendër mjekësore në "Donetsk" u sulmua nga milicia ukrainase dhe një nga raketat goditi drejtpërdrejt repartin e kujdesit intensiv.  Dmitri Polianski, zëvendësi i parë i përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, pas dorëzimit të Himars në Ukrainë akuzoi Uashingtonin për bashkëpunim në sulmin e lartëpërmendur.