Hulumtuesi sionist: "Izraeli po shembet nga brenda"
Një hulumtues sionist kritikoi veprimet e kabinetit të djathtë dhe ekstremist të kryeministrit Beniamin Netanjahu, veçanërisht reformat në drejtësi dhe tha se këto veprime nënkuptojnë shembjen nga brenda dhe fundin e regjimit sionist.
Mijëra sionistë në territoret e pushtuara të Palestinës kanë protestuar mbrëmjen e të shtunës në Tel Aviv dhe në disa qytete të tjera të territoreve të pushtuara palestineze kundër asaj që ata e quajnë "grusht shteti politik" dhe kanë kundërshtuar vendimet dhe politikat e kabinetit ekstremist të qeverisë së Beniamin Netanjahu. Mediat sioniste kanë vlerësuar se numri i demonstruesve ka qenë me dhjetëra mijëra.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Prof. Daniel Kahneman, një studiues sionist që fitoi çmimin Nobel në Ekonomi në vitin 2002, në një intervistë me kanalin 12 të televizionit të regjimit sionist, theksoi se ai tani është më i shqetësuar për këtë regjim sesa gjatë luftës së tetorit të vitit 1973.
Duke treguar planin e kabinetit qeveritar të vijës së ashpër të Netanjahut për të zbatuar reformat në drejtësi, që ka çuar në protesta masive në territoret e pushtuara të Palestinës, Kahnman shtoi se "ajo që më shqetëson më shumë është një grusht shteti gjyqësor".
Ky studiues izraelit shtoi, "për mendimin tim, ky është fundi i botës dhe fundi i Izraelit që unë e njiha!".
Kahneman shtoi: "Duke krahasuar shkallën e shqetësimit tim për Izraelin, kuptova se shqetësimi im tani është më shumë se sa që ishte në luftën e tetorit të vitit 1973 (lufta midis arabëve dhe regjimit sionist). Nuk isha aq i shqetësuar atëherë, ndërsa tani unë jam i shqetësuar për natyrën e Izraelit".
Vlen të theksohet se Yario Levin, ministër i drejtësisë në kabinetin e Netanyahut, është një mbrojtës i projektit të diskutueshëm të reformimit të sistemit gjyqësor dhe aktualisht është fokusuar në përgatitjen e projektligjeve të nevojshme për kryerjen e reformave në sistemin gjyqësor të regjimit izraelit, për t'ia paraqitur atë legjislativit.