Themelohet Parlamenti i Hixhaz-it
(last modified Sun, 05 Feb 2023 15:39:44 GMT )
Shkurt 05, 2023 16:39 Europe/Tirane
  • Themelohet Parlamenti i Hixhaz-it

Kryetari i Parlamentit të sapokrijuar të Hixhazit deklaroi se qëllimi i themelimit të tij ishte ekspozimi i veprimeve të regjimit Al Saud kundër vendeve të shenjta islame në tokën e Hixhazit dhe mbrojtja e vendeve të shenjta myslimane.

Aktivistët sauditë themeluan Parlamentin e Hixhazit për t'u përballur me komplotet e regjimit Al Saud kundër vendeve të shenjta islame në tokën e Hixhazit dhe për të mbrojtur vendet e shenjta myslimane.

Sulltan Al-Abdali, kryetari i Parlamentit të sapokrijuar të Hixhazit, në një intervistë për kanalin televiziv Al-Masira të dielën, deklaroi se themelimi i këtij parlamenti u bë pas konsultimeve të gjata dhe sqarimit të vëllimit të komploteve kundër vendit të Hixhazit nga regjimi i Al Saudit. Al-Abdali theksoi se Parlamenti i Hixhazit u krijua për të zbuluar veprimet e regjimit të Al Saud.

Kryetari i Parlamentit të Hixhazit deklaroi se po bëhen përpjekje për të shkatërruar identitetin e Hixhazit dhe shtoi se nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga shtëpitë e Profetit Muhamed s.a.v.s. dhe të Ehli Bejtit të tij (a.s.), as të sahabëve dhe as të xhamive të vjetra dhe të gjitha janë shkatërruar me pretekstin e bidatit dhe herezisë.

Sulltan Al-Abdi shtoi: "Princi i kurorës saudite, Muhamed bin Salman lëshoi ​​urdhra sipas të cilave kushdo që nuk blen tokën e vet nga gjykata, ato toka do të konfiskohen për të mirën e Fondit të Investimeve Saudite. Pasi që disa palë hynë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist, Muhamed bin Salman sot lejoi të huajt të blejnë toka dhe të investojnë në vendet e shenjta. Muhamed bin Salman i detyroi banorët e Xhedes të shpërngulen me pretekste arbitrare dhe tani 100 mijë njerëz janë bërë viktima të kësaj shpërngulje të detyruar".

Sulltan Al-Abdali duke thënë se 100 zona në Mekë do të shkatërrohen me urdhër të Bin Salmanit dhe mijëra njerëz do të shpërngulen nga Medina, deklaroi: "Duke marrë parasysh veprimet e lartpërmendura dhe diskriminimin racor që bëhet kundër vendit të Hixhazit, është përgjegjësi fetare e jonë, përgjegjësi morale dhe kombëtare e jonë të reagojmë dhe kjo përgjegjësi është bërë shkak të themelohet edhe Parlamenti i Hixhazit".

Tags