Vendimi antisionist i kryebashkiakut të Barcelonës; Ndërpriten marrëdhëniet me Tel Avivin
Burimet e lajmeve raportuan se bashkia e Barcelonës në Spanjë në një deklaratë ka njoftuar se në përgjigje të sistemit të aparteidit dhe krimeve të regjimit sionist, do të ndërpriten plotësisht marrëdhëniet e qytetit me këtë regjim.
Sipas agjencisë IRNA, kanali i regjimit sionist njoftoi se "Ada Colao", kryebashkiaku i Barcelonës dhe disa grupe sociale në Katalonjë vendosën të ndërpresin marrëdhëniet e tyre me regjimin e aparteidit të Izraelit. Ky vendim është marrë pas sugjerimit të disa rrymave të majta dhe aktivistëve të lëvizjes Bojkot ndaj regjimit sionist (BDS). Protesta kundër regjimit sionist çoi në një peticion zyrtar për bashkinë e Barcelonës. Peticioni mblodhi më shumë se 4,000 nënshkrime dhe i bënin thirrje qytetit të ndërpresë lidhjet me Izraelin. Në këtë peticion, autoriteteve u kërkohet që të dënojnë krimin e aparteidit kundër popullit palestinez. Kryetari i bashkisë së Barcelonës dhe grupet sociale në Katalonjë gjithashtu vendosën të anulojnë marrëveshjen për qytete simotra mes Barcelonës dhe Tel Avivit. Në vitin 1998 dhe 2013 u nënshkrua një marrëveshje për shpalljen qytete simotra të Tel Avivit dhe Barcelonës dhe që nga ajo kohë këto dy qytete kanë krijuar marrëdhënie ekonomike dhe turistike.