Vriten 4 terroristë të ISIS në provincën Kirkuk të Irakut
Një burim i sigurisë në Irak bëri të ditur se 4 terroristë të ISIS-it janë vrarë në provincën Kirkuk.
Sipas raportit të Bagdad Today, një burim i sigurisë në Irak njoftoi se, 4 terroristë të ISIS-it janë vrarë në një përleshje me forcat antiterroriste të këtij vendi në "Vadi al-Shai" të provincës Kirkuk. Kohët e fundit zyrtarët irakianë kanë raportuar për vrasjen e 17 militantëve të ISIS-it në operacionin e ushtrisë së vendit në veri të Irakut dhe arrestimin e pesë të tjerëve në qytetin Havijah pjesë e provincës Selahudin. Duhet të theksohet se elementët e mbetur të ISIS janë ende aktivë në zonat e Bagdadit, Selahudin, Diale, Kirkuk, Ninvah dhe Anbar. Forcat irakiane të sigurisë po hetojnë, ndjekin dhe pastrojnë mbetjet e ISIS në të gjithë vendin, për të siguruar që ISIS dhe elementët e tij të arratisur të mos rishfaqen. Forcat irakiane duke kryer operacione ushtarake dhe duke ndjekur ISIS-in nuk i lejojnë terroristët që të shfaqen, megjithatë, tekfiristët terroriste po përfitojnë nga kushtet e pafavorshme të motit për të bërë lëvizjet e tyre të radhës.