Sionistët po largohen nga Golani i pushtuar
(last modified Wed, 15 Feb 2023 09:28:18 GMT )
Shkurt 15, 2023 10:28 Europe/Tirane
  • Sionistët po largohen nga Golani i pushtuar

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë theksoi se herët a vonë, regjimi sionist do të largohet nga Golani i pushtuar dhe ky rajon do të mbetet arab dhe sirian.

Lartësitë Golan janë një rajon shumë i rëndësishëm dhe strategjik që i përket Sirisë, e cila u pushtua nga regjimi sionist gjatë Luftës Gjashtë Ditore në vitin 1967. Sipas raportit të agjencisë së lajmeve SANA, Ministria e Jashtme siriane me rastin e përvjetorit të lëvizjes mbarëkombëtare të banorëve të Golanit kundër pushtimit të këtij rajoni nga regjimi sionist njoftoi; Kanë kaluar 41 vjet nga greva mbarëkombëtare e popullit të Golanit të pushtuar kundër vendimit të pavlefshëm të okupimit dhe aneksimit të tij në tokat e pushtuara dhe banorët e këtij rajoni vendi ende janë të përkushtuar në trojet e veta. Duke njoftuar faktin se banorët e Golanit i përmbahen identitetit të tyre sirian, Ministria e Jashtme siriane theksoi se kundërshtimi i këtyre njerëzve ndaj regjimit sionist është i palëkundur, prandaj, Golani do të mbetet arab dhe sirian. Duhet theksuar se, 41 vite më parë, banorët e Golanit në një deklaratë shpallën grevën e tyre të përgjithshme për të kundërshtuar pushtimin e rajonit nga regjimi sionist dhe aneksimin e këtij rajoni në tokat e pushtuara. Sot këta banorë vazhdojnë përballjen dhe qëndresën e tyre me të gjitha mjetet dhe mënyrat e mundshme, deri në çlirimin e kësaj treve.

Tags