Plagosen me dhjetëra palestinezë nga forcat e regjimit sionist
Forcat e regjimit sionist kanë plagosur me dhjetëra palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.
Ditën e premte me dhjetëra palestinezë janë ngritur në protesta paqësore në rajonin Bregu Perëndimor të Lumit Jordan, por këtyre protestave regjimi sionist u është përgjigjur me dhunë dhe forcë duke plagosur me dhjetëra protestues palestinezë. Forcat sioniste kanë qëlluar protestuesit palestinezë me armë, bomba akustike dhe gaz lotsjellës. Protesta është organizuar pas faljes së namazit të xhumasë. Forcat sioniste kanë përdorur dhunë dhe forcë ndaj palestinezëve protestues edhe në qytete të tjera të këtij rajoni që u organizuan me rastin e 68-vjetorit të ditës se nekbatit. Ndërsa në qytetin Ramallah forcat sioniste kanë arrestuar Abdullah Abu Rahame, koordinator i komiteteve të rezistencës popullore, së bashku me disa aktivistë mbështetës të huaj.