Paralajmërimi i UNICEF-it për situatën kritike të miliona fëmijëve jemenas
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka paralajmëruar se e ardhmja e miliona fëmijëve jemenas është në rrezik për shkak të privimit nga arsimi si rezultat i luftës së koalicionit agresor të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit.
Sipas raportit të agjencisë së lajmeve IRNA, të dielën, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se lufta e koalicionit saudit kundër Jemenit ka privuar 8.1 milionë fëmijë jemenas nga e drejta për arsimim dhe ka rrezikuar të ardhmen e tyre. Raporti statistikor i UNICEF tregon se numri i fëmijëve jemenas që janë viktima të agresionit të koalicionit saudit në Jemen ka kaluar kufirin e 11 mijë personave. Sipas statistikave të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, gjithsej 3 mijë e 774 fëmijë jemenas janë martirizuar dhe 7 mijë e 245 fëmijë u plagosën në luftën e koalicionit saudit kundër Jemenit. Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe disa vendeve të tjera, që nga marsi 2015, Arabia Saudite ka kryer një agresion ushtarak kundër Jemenit dhe ka bllokuar vendin nga toka, deti dhe ajri, ndërsa dhjetëra mijëra njerëz janë plagosur dhe miliona jemenas janë zhvendosur.