Deklarata e Këshillit të Sigurimit kundër regjimit sionist
Këshilli i Sigurimit lëshoi një deklaratë zyrtare kundër regjimit sionist.
Sipas shërbimit ndërkombëtar të agjencisë së lajmeve IRIB, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nga Nju Jorku lëshoi një deklaratë zyrtare dhe njoftoi se është "thellësisht i shqetësuar dhe i pakënaqur" me vazhdimin e zgjerimit të vendbanimeve nga regjimi sionist në territoret e pushtuara. Këshilli i Sigurimit lëshoi një deklaratë që mori konfirimin e të gjithë anëtarëve të tij dhe njoftoi: Vazhdimi i aktiviteteve të zgjerimit të vendbanimeve nga regjimi i Izraelit kërcënon rrezikshëm zgjidhjen me dy shtete që theksojnë Kombet e Bashkuara. Linda Thomas Greenfield, Ambasadore dhe Përfaqësuese e Përhershme e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, deklaroi se Uashingtoni e kundërshton fuqishëm vendimin e regjimit izraelit për të ndërtuar me mijëra shtëpi dhe vendbanime. Ambasadori dhe përfaqësuesi britanik në Kombet e Bashkuara gjithashtu e quajti ndërtimin e vendbanimeve nga regjimi sionist, veprim që është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe që dobëson perspektivën e paqes dhe për këtë ai i kërkoi këtij regjimi të anulojë të tilla vendime. Ndërkohë, sipas Reuters, drafti i kësaj deklarate, i cili u propozua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, përfshinte një klauzolë mbi nevojën për të "ndaluar menjëherë dhe plotësisht të gjitha aktivitetet izraelite për ndërtimin e vendbanimeve në tokat e pushtuara palestineze", mirëpo kjo klauzolë u fshi për shkak të shqetësimit të tyre për një veto nga Shtetet e Bashkuara. Zyra e kryeministrit të regjimit fëmijëvrasës sionist këtë deklaratë e quajti "të njëanshme" dhe kritikoi mbështetjen e SHBA-së. "Kjo deklaratë nuk duhej të ishte lëshuar dhe Shtetet e Bashkuara nuk duhej t'i bashkoheshin asaj", thuhet në reagimin e regjimit sionist.