Netanjahu: Zgjerimi i kolonive do të vazhdojë pandërprerë
Kryeministri i regjimit sionist duke anashkaluar kërkesat rajonale dhe ndërkombëtare për ndërprerjen e kolonive sionist, ka theksuar vazhdimin e ndërtimit të kolonive të reja sioniste në territoret e pushtuara palestineze.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, pavarësisht reagimeve të gjera ndërkombëtare ndaj planeve të qeverisë së tij për zgjerimin e kolonive sioniste, ka deklaruar se ndërtimi dhe zgjerimi i kolonive sionist në territoret e pushtuara të Palestinës do të vazhdojë pa kurrfarë ndërprerje.
Netanjahu ka thënë: "Përkundër deklaratave që paraqiten, ndërtimi i kolonive të reja dhe dhënia e legjitimitetit të kolonive të ndërtuara në Bregun Perëndimor të Lumit Jurdan do të vazhdojë sipas një programi kohor të caktuar dhe nuk ka kurrfarë ndërprerje të zgjerimit të kolonive sioniste".