Ministri i jashtëm egjiptian takohet me Bashar Asad
(last modified Mon, 27 Feb 2023 14:46:32 GMT )
Shkurt 27, 2023 15:46 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm egjiptian takohet me Bashar Asad

Bashar Asad, presidenti i Sirisë, ka pritur në një takim Sameh Shukri, ministrin e punëve të jashtme të Egjiptit me të cilin ka biseduar për çështje bilaterale.

Kanali televiziv Al-Mejadin njoftoi se Sameh Shukri, ministri i punëve të jashtme të Egjiptit, sot e hënë është pritur në Damask nga Fejsal Makdad, ministri i punëve të jashtme të Sirisë, i cili ka shkuar për një vizitë zyrtare në Damask për të shprehur solidaritetin e Egjiptit me Sirinë në përballje me pasojat e tërmetit të fundit.

Sameh Shukri në këtë takim është solidarizuar me qeverinë dhe popullin e Sirisë dhe ka deklaruar gatishmërinë e vendit të tij për të vazhduar ndihmat humanitare për popullatën e rajoneve të goditura nga tërmeti në Siri.

Kjo është vizita e parë e një ministri i të punëve të jashtme të Egjiptit në Siri pas 12 viteve. Ditën e kaluar kryetari i Parlamentit të Egjiptit së bashku me një delegacion të Unionit Ndërparlamentar Arab ka shkuar për një vizitë në Damask dhe ka zhvilluar takime me Bashar Asad, presidentin e Sirisë.