Forcat pushtuese sioniste sulmojnë kampin Akaba Xhabar, plagosen 30 palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i140756-forcat_pushtuese_sioniste_sulmojnë_kampin_akaba_xhabar_plagosen_30_palestinezë
Burimet palestineze të informimit kanë njoftuar sulmin e forcave ushtarake sioniste ndaj kampit Akaba Xhabar në qytetin Ariha të Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 06, 2023 13:37 Europe/Tirane
  • Forcat pushtuese sioniste sulmojnë kampin Akaba Xhabar, plagosen 30 palestinezë

Burimet palestineze të informimit kanë njoftuar sulmin e forcave ushtarake sioniste ndaj kampit Akaba Xhabar në qytetin Ariha të Palestinës.

Agjencia e lajmeve Mehr duke cituar mediat palestineze, njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist sot në mëngjes pasi kanë sulmuar kampin Akaba Xhabar në jug të qytetit Ariha në Bregun Perëndimor, kanë vendosur nën rrethim shtëpinë e Maher Shalun.

Si pasojë e sulmit të forcave pushtuese sioniste në kampin Akaba Xhabar, kanë shpërthyer përleshje të armatosura mes luftëtarëve të rezistencës palestineze dhe forcave ushtarake sioniste gjatë të cilave janë plagosur 30 persona.

Burimet palestineze gjithashtu kanë deklaruar se në kuadër të sulmit të sotshëm të forcave ushtarake sioniste në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, janë arrestuar 13 palestinezë nga forcat sioniste.

Forcat ushtarake të regjimit sionist të enjten dhe të premten e kaluar kanë kryer sulme në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kudsin e pushtuar dhe kanë arrestuar 4 palestinezë. Gjatë këtyre sulmeve është vrarë një fëmijë palestinez në lindje Kalkilia dhe janë plagosur 2 të palestinezë të tjerë.