Muhamed Abdurrahman Ale Thani bëhet kryeministër i Katarit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i140792-muhamed_abdurrahman_ale_thani_bëhet_kryeministër_i_katarit
Emiri i Katarit ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit të këtij vendi dhe ka emëruar kryeministrin e ri në vend të tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 07, 2023 11:54 Europe/Tirane
  • Muhamed Abdurrahman Ale Thani bëhet kryeministër i Katarit

Emiri i Katarit ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit të këtij vendi dhe ka emëruar kryeministrin e ri në vend të tij.

Kanali televiziv Al-Jazeera njoftoi se zyra e emirit të Katarit ka deklaruar se Sheik Tamim bin Hamad Ale Thani, emiri i Katarit, me anë të një dekreti ka pranuar dorëheqjen e Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Ale Thani, kryeministrit të këtij vendi.

Emiri i Katarit me anë të një dekreti tjetër, ka emëruar Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani në postin e kryeministrit të ri të Katarit. Muhamed bin Abdurrahman Ale Thani deri më tani ka qenë ministër i punëve të jashtme të Katarit.