Në Bagdad filloi konferenca ndërkombëtare për Unitetin Islamik
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i140984-në_bagdad_filloi_konferenca_ndërkombëtare_për_unitetin_islamik
Konferenca ndërkombëtare për Unitetin Islamik ka filluar sot në Bagdad me qëllim të afrimit të qasjeve islame dhe për forcimin e unitetit të botës islame me moton "Myslimani vëlla i myslimanit" me organizimin e Organizatës për Vakëfe Sunite të Irakut.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 11, 2023 17:02 Europe/Tirane
  • Në Bagdad filloi konferenca ndërkombëtare për Unitetin Islamik

Konferenca ndërkombëtare për Unitetin Islamik ka filluar sot në Bagdad me qëllim të afrimit të qasjeve islame dhe për forcimin e unitetit të botës islame me moton "Myslimani vëlla i myslimanit" me organizimin e Organizatës për Vakëfe Sunite të Irakut.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë konferencë Shejkh Khalid Al-Mola, kryetari i komitetit organizativ të konferencës, mbajti fjalimin e hapjes së kësaj konference dhe pastaj ka folur kryeministri i Irakut.

Sipas këtij burimi, folësit në këtë konferencë janë Shejklh Mush'an, Al-Khazraxhi, kryetari i Organizatës për Vakëfe Sunite të Irakut, Hoxhatul-Islam Hamid Shahrjari, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Botërore për Afrimin e Medh'hebeve Islame.

Alame Shejkh Xhavad Al-Khalesi, Menal Fanxhan, profesor i të drejtës ndërkombëtare, Muhamed Al-Nuri, kryetari i komitetit shkencor i konferencës dhe të ftuar nga brenda dhe jashtë Irakut do të mbajnë fjalimet e tyre gjatë të cilave do të shqyrtojnë çështje përkatëse me unitetin sa më të madh të botës islame dhe do të analizojnë sfidat e këtij procesi.

Pas fjalimi të figurave të shquara, komitetet shkencore do të mbajnë mbledhjet e tyre për të diskutuar dhe shkëmbyer mendime rreth temave përkatëse dhe në fund do të publikohet deklarata përfundimtare e kësaj konference.